Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi u kap me mbi 80 kg kokainë të pastër.
Rai News bën me dije se shqiptari u arrestua në zonën e Bergamos, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë. Pasi policia konstatoi lëvizje të dyshimta, e ndaloi dhe i ushtroi kontroll në mjet, ku edhe iu gjet lënda narkotike që ishte ndarë në 74 pako.
Sipas hetuesve lënda narkotike ishte e destinuar për shitje në rajonet e Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi.
Kjo sasi droge, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, mund të sillte të paktën 8 milionë euro fitime./vizionplus.tv
Advertisement