U kap me 77 kg hashash, arrestohet elektriçisti në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kap me 77 kg hashash, arrestohet elektriçisti në Itali

Policia Italiane ka arrestuar një maroken në zonën e Arezzos. Marokeni akuzohet për trafik droge, ndërsa fshihej nën zanatin e elektriçistit.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit në makinë, marokenit ju gjetën 77 kilogram hashash të futura në një kuti.

Nëse hashashi do të shitej, shuma që do të fitonte do të ishte rreth 500 mijë euro.

Sipas “Corriere di Arezzo,” marokeni ka deklaruar në polici se “nuk kam shumë punë, e bëj për të kaluar dhe për të paguar qiranë”.

Advertisement

Ai ka thënë se nga transporti i drogës do të fitonte 800 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy