Një shtetas shqiptar i cili jetonte prej vitesh në zonën e Breshias në Itali është arrestuar nga policia.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, shqiptari u kap duke lëvizur me 1.6 kg kokainë dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro, të cilën e kishte fshehur në derën e makinës me të cilën po lëvizte.
I dyshuari, u ndalua nga një patrullë pranë qendrës tregtare “Tëenty”, gjatë një kontrolli të zakonshëm, teksa nuk ishte në gjendje të shpjegonte me bindje arsyen e pranisë së tij në Bolzano dhe u shfaq nervoz.
Shqiptari, emri i të cilin nuk u publikua, u prangos menjëherë dhe ndodhet i izoluar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";