Me 2 vjet e 8 muaj burgim është dënuar një 50-vjeçar nga Shqipëria, i cili po tentonte të kalonte emigrantë të paligjshëm, përfshirë edhe një fëmijë, drejt Britanisë së Madhe.

Eduard Muçaj, po drejtonte varkën të mbingarkuar me shqiptarë dhe të pasigurtë, e cila mësohet se ishte nisur nga Holanda. Autoritetet bënë me dije se varka kishte një kapacitet 3 herë më shumë se maksimumi dhe me motorr të dëmtuar.

Sipas autoriteteve britanike varka mbante më shumë se 3 herë kapacitetin e saj dhe ishte e pajisur me një motor të dëmtuar. Muçaj, u nis nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit të vitit të kaluar.

Ai u gjurmua nga autoritetet holandeze të cilët monitoruan lëvizjen e varkës ndërsa lundronte në mënyrë të çrregullt drejt Loëestoft, Suffolk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Roja bregdetare holandeze njoftoi autoritetet britanike kur Muçaj nuk iu përgjigj përpjekjeve të tyre për të kontaktuar me anijen. Mjeti lundrues u kap 2 ditë më vonë nga një anije patrullimi e Forcave Kufitare teksa hynte në ujërat territoriale të Mbretërisë së Bashkuar.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 12 emigrantësh, duke përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, të grumbulluar nën kuvertë. Asnjë nga personat në bord nuk kishte jelek shpëtimi, përveç Muçajt./vizionplus.tv