Një 39-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i sulmit ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen, mbrëmjen e djeshme në qendër të Kopenhagenit.

Ai doli sot para Gjykatës, thuhet në një deklaratë të policisë daneze.

Sulmi tronditi Frederiksen, e cila drejton Partinë Social Demokrate të Danimarkës dhe ka qenë kryeministre që nga viti 2019.

Mbrëmjen e djeshme, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në sheshin Kultorver në Kopenhagen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Frederiksen pësoi një ndrydhje të lehtë të qafës gjatë sulmit, tha sot zyra e saj.

“Kryeministrja është shëndoshë e mirë, por është e tronditur nga ngjarja”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Frederiksen është dërguar në spital për kontroll mjekësor pas incidentit.

Të gjitha detyrat zyrtare të kryeministres janë anuluar për ditën e sotme.

As policia dhe as kryeministria nuk kanë bërë asnjë njoftim për motivin e sulmuesit apo nëse ai ishte i armatosur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";