U ekzekutua me 15 plumba teksa lëvizte me makinë, lidhja e biznesmenit grek me 56-vjeçarin shqiptar të vrarë në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ekzekutua me 15 plumba teksa lëvizte me makinë, lidhja e biznesmenit grek me 56-vjeçarin shqiptar të vrarë në Athinë

15 plumba u zbrazën mbi trupin e biznesmenit të njohur grek Christos Gialia, 59 vjeç, mesditën e së mërkurës ndërsa ai ndodhej në Mandria.

Biznesmeni grek është një emër i njohur edhe për publikun shqiptar jo vetëm për bizneset e tij në vendin tonë, por edhe pasi gruaja e tij e dytë ishte me origjinë nga Labinoti i Elbasanit.

Ditën e djeshme, mediet greke raportuan se një mik i biznesmenit mund të jetë dëshmitari vendimtar, pasi ishte duke folur në telefon me viktimën në momentin e ekzekutimit.

59-vjeçari mesa duket kishe pikasur autorët dhe i tha mikut në tij në telefon: Ndihmë, po më vrasin.

Advertisement

Siç raportojnë mediet greke, autoritete po hetojnë edhe veprimtarinë e biznesmenit, i cili ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës.

Gjithashtu, një vrasje e ndodhur dhjetorin e kaluar në Paleo Faliro ku viktimë mbeti një shqiptar po hetohet pasi raportohet se dy viktimat janë njohur me njëri-tjetrin.

Në dhjetor 2023, Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti u ekzekutua  teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos.

Ishin dy autorë të cilët e goditën viktimëm në kraharor. 56-vjeçari kishte qenë i arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në trafik droge, organizata kriminale, trafik cigaresh dhe falsifikim.

Advertisement

Mësohet se biznesmeni Gialia  furnizonte me cigare Drobonikun, i cili ka pasur precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund të lidhen me njëra-tjetrën, përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar dy ditë më parë rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy