U dhunua brutalisht nga palestinezi në Greqi, nëna e shqiptares: Nuk ishte hera e parë që ndodhte, kishin disa muaj të lidhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dhunua brutalisht nga palestinezi në Greqi, nëna e shqiptares: Nuk ishte hera e parë që ndodhte, kishin disa muaj të lidhur

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre në Greqi, ku një 27-vjeçar nga Palestina përdhunoi një 33-vjeçare shqiptare, ku më pas e goditi me thikë dhe e mbajti peng në një bodrum

Nëna e 33-vjeçares ka treguar për mediat greke, se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj dhunoj keq.

Për “Mega” ajo shprehet se para dy muajsh ishte shënuar një tjetër rast dhune brutale që 27-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.

“E kishte goditur shumë kudo. Me dru e hekur nuk e di, e kishte lidhur… Ajo ka frike se nuk është hera e parë që e godet. E ka goditur edhe dy muaj më parë. Ajo e njihte prej muajsh dhe ai e ka dhunuar keq edhe më parë, me plagë në sy në kokë. Madje, edhe tani e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur”, tha nëna e vajzës shqiptare.

Advertisement

E tronditur nga ngjarja e rëndë, ajo shtoi më tej se vajza e saj fatmirësisht u shpëtua nga një patrullë policie që ishte aty pranë, të cilët kishin dëgjuar të qara dhe të bërtitura.

“Vajza ime u shpëtua nga një mrekulli. Ajo u shpëtua nga policia që dëgjoi të qarat e saj. Ajo është në spital dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Nuk është në gjendje të flasë, është në shok”, tha ajo.

Nëna e shqiptares thekson më tej: “Me siguri e ka mbajtur me forcë sepse me sa kuptova e kishte mbyllur në një garazh dhe e kishte mbajtur atje për ditë të tëra, donte që ajo të largohej dhe më pas e kishte rrahur në një mënyrë që nuk e di nëse quhet kështu, njerëzore”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy