U arrestua në Francë, Macron: Ndalimi i shefit të Telegramit nuk ka qenë vendim politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua në Francë, Macron: Ndalimi i shefit të Telegramit nuk ka qenë vendim politik

Shefit të Telegramit, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më 28 gusht, ka thënë një burim i agjencisë së lajmeve AFP.

Durov, i lindur në Rusi, është ndaluar në aeroportin Le Bourget, jashtë Parisit, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje.

Departamenti për parandalim të dhunës kundër të miturve në Francë besohet se ka lëshuar një fletarrestim për Durovin për një hetim paraprak për vepra që lidhen me mashtrim, trafikim me drogë, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

Sipas legjislacionit francez, pas 96 orëve, Durov duhet të lirohet, apo të akuzohet.

Advertisement

Telegrami ka thënë përmes një deklarate se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ndalimi i shefit të Telegramit nuk ka qenë vendim politik.

Telegrami, me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues në mbarë botën.

Gjatë një interviste në prill, Durov është zotuar se Telegrami synon të jetë “një platformë neutrale”.

Advertisement

Megjithatë, kritikët në Ukrainë besojnë se kjo platformë shpërndan dezinformata dhe lehtëson veprimtari ilegale./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy