U arratis nga burgu, dhunohet për vdekje nga një grup njerëzish vrasësi serial i fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arratis nga burgu, dhunohet për vdekje nga një grup njerëzish vrasësi serial i fëmijëve

Një vrarë serial, i cili u arratis nga burgu dy ditë më parë, është vrarë nga një turmë njerëzish.

Masten Wanjala, 20 vjeç, u ndoq nga një grup fshatarësh në shtëpinë e tij në qytetin Bungoma dhe u dhunua për vdekje.

Autoritetet kishin nisur një kërkim masiv për të arratisurin, i cili pranoi se kishte vrarë më shumë se 10  fëmijë. Ai gjithashtu pranoi se i drogonte para se t’i vriste.

Autoritetet kanë thënë se Ëanjala është deklaruar për vrasje të fëmijëve në Nairobi, Machakos dhe Bungoma, kur ishte arrestuar në korrik. Raportohet se ai paraqitej si trajner futbolli për t’i joshur viktimat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy