“U alarmova për helmimin e liderit të opozitës ruse”/ Borrell: Përgjegjësit do të përgjigjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“U alarmova për helmimin e liderit të opozitës ruse”/ Borrell: Përgjegjësit do të përgjigjen

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh i shqetësuar për lajmin e helmimit të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Ai tha në “Twitter” se përgjegjësit do të duhet të japin llogari për këtë akt. Sa i takon gjendjes së tij shëndetësore, Borrell shtoi se mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Advertisement

“Unë u alarmova kur mësova për dyshimin se Alexei Navalny ishte helmuar. Nëse konfirmohet, ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen. I uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë. Ai është në njësinë e kujdesit intensiv dhe mjekët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e tij.”

Rivali dhe kritiku i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny u dërgua këtë të enjte në gjendje të pavetëdijshme në spital pas dyshimeve se është helmuar. Ai mendohet të jetë helmuar teksa po pinte çaj.

The post “U alarmova për helmimin e liderit të opozitës ruse”/ Borrell: Përgjegjësit do të përgjigjen appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy