‘Tym i bardhë’ nga tryeza e Reformës Zgjedhore, periudha e zgjedhjeve do mbahet një muaj, ja muajt kur do të votojnë shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Tym i bardhë’ nga tryeza e Reformës Zgjedhore, periudha e zgjedhjeve do mbahet një muaj, ja muajt kur do të votojnë shqiptarët

‘Tym i bardhë’ nga tryeza për Reformën Zgjedhore.

Pranohet sugjerimi i opozitës për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 të vetëm.

Gjithashtu është arritur dakordësi edhe për periudhën e votimit. Shqiptarët do të votojnë nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor.

Palët kanë rrëzuar propozimin e opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve në periudhën shtator-tetor.

Advertisement

Ndërkohë vijon puna për shqyrtimin e pikave të tjera. Palët janë zotuar se Reformën Zgjedhore do ta mbyllin deri më 31 maj të 2020.

Palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari.

Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy