Twitter tha të martën se e ka paditur miliarderin, Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

 

 

Musk dhe Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi tha të premten se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë. Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai – për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit – është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer, që shpesh merret me mosmarrëveshje biznesore të shumë korporatave, përfshirë edhe të Twitter-it. Musk tha të premten se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social. Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania tha se besohen se rreth 5 për qind e llogarive të hapura në këtë platformë janë të rreme. Musk po ashtu ka pretenduar se Twitter ka shkelur marrëveshjen me të, duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë.

 

Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas u pajtua.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më 25 prill, Twitter tha se ka vendosur që t’ia shesë kompaninë miliarderit Musk për 54.20 dollarë për aksion. Në një deklaratë të përbashkët, Musk u zotua se do hiqte disa prej kufizimeve të lirisë së shprehjes dhe do të largonte llogaritë e rreme./R.E.L