Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive.

Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës.

Për të hyrë në përmbajtjen e caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore.

“Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, tha Twitter përmes një deklarate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Twitter ka qenë nën presion nga investitorët për të gjetur mënyra shtesë për të fituar para nga platforma, e cila ka disa qindra miliona përdorues në të gjithë botën.

Aksionet e Twitter-it kanë qenë ndër performuesit më të dobët të teknologjisë, gjatë shtatë vjetëve të fundit.

Veçoria e re vjen në kohën kur ndikuesit në internet kanë dalë në platforma të reja, si Patreon, Substack dhe OnlyFans, për të përfituar nga ndjekja e tyre./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";