Turqia tërhiqet nga “gratë”/ Erdogan: Konventa kërcënon familjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia tërhiqet nga “gratë”/ Erdogan: Konventa kërcënon familjen

Tashmë zyrtarisht, Turqia është tërhequr nga Konventa e Stambollit për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Vendimi i presidentit Rexhep Taip Erdogan u pasua me kritika në nivel ndërkombëtar ndërsa mijëra gra u bashkuan në protestë.

Konventa e Këshillit të Europës e vitit 2011 është marrëveshja e parë detyruese në botë kundër dhunës ndaj grave, sipas së cilës burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe i detyron autoritetet shtetërore të marrin masa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore, për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimit. Deri tani marrëveshja është nënshkruar nga 45 shtete dhe Bashkimi Europian.

Politikanët konservatorë në Turqi kërkuan tërheqjen nga konventa me arsyetimin se marrëveshja dëmton unitetin e familjes dhe promovon divorcin.

Kritikët gjithashtu pretendojnë se traktati promovon homoseksualitetin përmes përdorimit të kategorive si gjinia, orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Ata e shohin këtë si një kërcënim për familjet turke.

Advertisement

Këshilli i Europës e konsideroi vendimin një lajm shkatërrues dhe një hap i madh prapa në përpjekjet për të mbrojtur gratë, jo vetëm në Turqi, por “në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Ligjvënëset gra nga partia kryesore e opozitës, e quajtën dekretin një tjetër “grusht shteti” në parlament dhe uzurpim të të drejtave të 42 milion grave.

Sipas grupeve për mbrojtjen e grave, që nga fillimi i vitit në Turqi janë vrarë 77 gra, dhe të paktën 409 në vitin 2020.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy