Turqia do të vendosë veton ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Presidenti Recep Taip Erdoan ka bërë të ditur qëndrimin duke i konsideruar vendet nordike si strehë të shumë organizatave terroriste.
RECEP TAYIP ERDOGAN
AdvertisementPRESIDENT I TURQISE
“Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi pikëpamje pozitive. Pranimi i Greqisë në NATO ishte një gabim. Si Turqi, ne nuk duam të përsëriten gabime të ngjashme. Për më tepër, vendet skandinave mbështesin organizatat terroriste. Nuk është e mundur që ne të jemi pro.”
Çdo vendim për zgjerimin e bllokut ushtarak, duhet të merret me marrëveshje unanime të anëtarëve të tij.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen këtë të shtunë në një darkë informate, ku do të jenë të pranishëm edhe homologët nga Finlanda dhe Suedia. Anëtarësimi i pritshëm i dy shteteve në bllokun ushtarak ka shtuar alarmin në Moskë, ndërsa ministria e Jashtme ruse kërcënon perëndimin se do të marrë hak.
Zëvendës-përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polvansky, është shprehur se Suedia dhe Finlanda do të bëhen shënjestra të mundshme për Rusinë, nëse i bashkohen NATO-s.