Nuk ndalen lëkundjet e tokës në Turqi. Mediat turke shkruajnë se një tërmet tjetër me magnitudë 5.6 ballë goditi provincën lindore turke Bingöl. Tërmeti u regjistrua në orën 9 e 51 me kohën lokale.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD) në një deklaratë në faqen e saj të internetit njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rrethin Karliova.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7.1 kilometrash. Një tërmet i ngjashëm dje goditi të njëjtin rajon, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe duke lënduar rreth 20 të tjerë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";