Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.

Sipas kryediplomatit turk, takimi do të zhvillohet në margjinat e samitit të NATO-s që mbahet më 29 nëntor në Bukuresht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të takohemi me ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës nesër në Bukuresht përmes një formati trepalësh”, citohet të ketë thënë Cavusoglu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se ofrojnë strehë të sigurt për militantët kurdë, që Turqia i konsideron “terroristë”, dhe nuk ka ratifikuar anëtarësimin e tyre në NATO, pavarësisht një marrëveshjeje që u arrit në qershor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Procesi po përparon në mënyrë pozitive, por ende ka hapa që duhet të ndërmerren”, tha Cavusoglu.

“Në fakt, Suedia është ajo që duhet të ndërmarrë më shumë hapa”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finlanda dhe Suedia vendosën që të bëhen anëtare të NATO-s në maj, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, vizitoi Ankaranë më herët gjatë këtij muaji dhe u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, teksa Stokholmi shpreson që të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para atij takimi, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me Cavusoglun dhe Erdoganin në Stamboll, tha se dy shtetet janë të përkushtuara që të punojnë me Turqinë për të adresuar shqetësimet. Ai shtoi se është koha që Suedia dhe Finlanda të mirëpriten në aleancë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga të gjitha shtetet e NATO-s, vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve nordike.

Javën e kaluar kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Parlamenti do të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO gjatë vitit të ardhshëm.