Vijojnë tensionet në marrëdhëniet Turqi-Greqi. Pala turke kërcënoi palën greke pas “Forumit të Miqësisë” që u organizua nga Greqia dhe Qipro.
Zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Omer Çelik ashpërsoi gjuhën, duke deklaruar se ëndrrat e grekëve do të bëhen makthe. Ai “shpërtheu” pse Greqia nuk e ftoi Turqinë në forum.
Advertisement
“Ata ftuan vendet e tjera që kanë probleme me Turqinë. Nëse Greqia dhe grekët në Qipro ëndërrojnë të aktivizojnë pozicionet e tyre maksimaliste, ne garantojmë se këto ëndrra do të bëhen makthe. Jo vetëm që nuk do të lejojmë që këto ëndrra të bëhen realitet, por nuk do të lejojmë një hap të vetëm në këtë drejtim”, tha ai.