Turqia hap dy spitale të reja për pacientët me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia hap dy spitale të reja për pacientët me COVID-19

Turqia hap dy spitale të reja për pacientët me COVID-19

Turqia ka hapur dy spitale të reja për të infektuarit me koronavirusin e ri. Spitalet u hapën të dielën në Stamboll.

“Ne parandaluam përhapjen e pandemisë edhe pa pasur nevojë për kapacitetin shtesë që krijuam me këto spitale”, tha presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Njëri nga spitalet, pranë ish-aeroportit Ataturk, ka një kapacitet për pranimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe u ndërtuar për 45 ditë.

Advertisement

Gjatë 24 orëve të kaluara Turqia regjistroi 839 raste me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 163.942.

Rastet e para në Turqi u paraqitën më 11 Mars. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 4540. Turqia renditet në vendin e 10 në të gjithë botën, për numrin e rasteve me koronavirus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy