Turqia nuk do të hezitojë të dërgojë trupa dhe të sigurojë mbështetje ushtarake për Azerbajxhanin, nëse kërkesa të tilla bëhen nga Baku, tha të mërkurën nënpresidenti Fuat Oktay. Mirëpo, theksoi se Azerbajxhani nuk kishte bërë kërkesa të tilla për momentin.
Më parë gjatë ditës, kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinyan tha se ai nuk shikonte “asnjë mundësi të një zgjidhjeje diplomatike në këtë fazë” në konfliktin e Nago-Karabak me Azerbajxhanin.
Turqia ka premtuar mbeshtetje të plotë me Azerbajxhanin, ndërsa Jerevan vazhdon pushtimin e tij të paligjshëm të tokave azerbajxhanase.
Nagarab-Karabak shtrihet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e separatistëve armenë, të mbështetur nga Armenia, që kur përfundoi lufta në vitin 1994. Luftimet aktuale që filluan në 27 shtator. shënojnë përshkallëzimin më të madh që nga konflikti.
Dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Rusia u shkatërruan menjëherë.
Sipas armenëve, 834 trupa të tyre janë vrarë, ndërsa Azerbajxhani ka raportuar 63 civilë të vdekur dhe 292 të plagosur.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka thënë për t’i dhënë fund luftimeve, forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagarabagu i okupuar në mënyrë të paligjshme.