Turqia të martën dënoi me forcë sulmet vdekjeprurëse në Vjenë, duke thënë se qëndronte në “solidaritet” me popullin austriak.
Ankaraja rikujtoi se po zhvillonte fushatën e saj kundër terrorit.
“Ne jemi të pikëlluar me lajmin se ka të vdekur dhe të plagosur si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
“Si një vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia qëndron në solidaritet me popullin austriak”, thuhet në komunikatë.
Të paktën katër njerëz u vranë gjatë sulmeve nëpër disa lokacione në Vjenë të Austrisë të hënën në mbrëmje.
Një nga vrasësit e dyshuar, i cili u qëllua për vdekje nga policia, është identifikuar si mbështetës i Shtetit Islamik.
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP.
Sulmuesi është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, tha për APA, ministri Nehammer.
Sipas shifrave zyrtare, në Austri jetojnë rreth 116,000 shtetas turq, diaspora e tretë më e madhe, pas Gjermanisë dhe Serbisë.
Komuniteti turk i vendit të Evropës Qendrore vihet nën kritika të shpeshta nga Partia e Lirisë (FPOe) e ekstremit të djathtë të Austrisë, duke krijuar tensione me Ankaranë./ Rel