Turqia akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po anojnë “verbërisht” në drejtim të anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros, lidhur me tensionet në Mesdheun lindor.

Ankaraja i bëri thirrje Bashkimit Evropian të braktisë këtë politikë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, gjithashtu i kërkoi Greqisë të kontribojë në uljen e tensioneve duke mbështetur një iniciativë të NATO-s që synon të zvogëlojë rrezikun e një konflikti të armatosur në det.

Ai tha se Greqia duhet të tërheqë anijet luftarake që po monitorojnë një anije kërkimore turke – e cila po ashtu shoqërohet nga anijet luftarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, kanë vendosur njësitë e forcave detare dhe ajrore në Detin Mesdhe pasi të dyja pretendojnë se gëzojnë të drejtën e kërkimit të gazit natyror në rajon.

Më herët Shtetet jugore të Bashkimit Evropian thanë se do të hartojnë një listë të sanksioneve kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk vjen në tryezën e negociatave për të zgjidhur një mosmarrëveshje territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Paralajmërimi u bë të enjten vonë, pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grup MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Turqia ka shprehur dëshirë për t’u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Turqia akuzon BE-në, se po përkrah “verbërisht” Qipron dhe Greqinë appeared first on Vizion Plus.