“Tualetet e avionëve janë zona me rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tualetet e avionëve janë zona me rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID”

Tualetet e avionëve kategorizohen si zona me rrezik të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi. Ky është përfundimi në të cilin arriti Kolegji i Mjekësisë Universitare Soonchunhyang në Korenë e Jugut.

Ai analizoi një fluturim evakuimi nga Milano për në Seul më 31 mars, kur Italia po përballej me një numër shumë të lartë rastesh. Në fluturim ishin 310 pasagjerë, me 11 pasagjerë që kishin simptoma të koronavirusit të cilët ishin ndalur përpara se të hipnin në aeroplan.

Advertisement

299 pasagjerët e tjerë jo vetëm që ruajtën distancën sociale, por patën edhe maska mbrojtëse gjatë fluturimit. Ata mund t’i hiqnin maskat vetëm gjatë shërbimit të ushqimit dhe kur përdorinin tualetet në bord.

Pasi zbritën në Korenë e Jugut, të gjithë pasagjerët u izoluan për dy javë. Gjashtë pasagjerë dolën pozitivë ditën e parë të karantinës, pavarësisht se nuk kishin simptoma.

Advertisement

Kurse një grua rezultoi pozitive në ditën e fundit të izolimit, gjë që sipas studisueve, tregon se ajo u infektua gjatë fluturimit kur përdori tualetin në avion.

“Ajo ishte ulur 3 rreshta larg nga një pasagjere asimptomatike. Duke pasur parasysh që ajo nuk shkoi jashtë dhe ishte vetë-karantinuar për 3 javë vetëm në shtëpinë e saj në Itali para fluturimit dhe nuk përdori transportin publik për të arritur në aeroport, ka shumë të ngjarë që të jetë infektuar gjatë fluturimit.”

Advertisement

Studimi sqaroi gjithashtu se falë filtrave të aeroplanit, nuk ka gjasa që virusi të përhapet përmes ajrit, por përmes kontaktit indirekt, siç janë tualetet e përbashkëta.

The post “Tualetet e avionëve janë zona me rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID” appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy