Mijëra njerëz protestuan sërish në rrugët e Varshavës mbrëmjen e së premtes, kundër një ndalimi pothuajse të plotë të abortit.

“Trupi im, zgjedhja ime”, “Revolucioni ka një mitër”, shkruhej në  disa prej pankartave.

Grumbullimet që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese u organizuan në disa qytete të tjera polake, jo vetëm në kryeqytetin e vendit.

Pas këtij vendimi, aborti është i ndaluar në Poloni në të gjitha rastet, përveç në rastin e përdhunimit ose inçestit ose nëse jeta e nënës është e rrezikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";