Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut gjendet nën gërmadha në Bejrut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut gjendet nën gërmadha në Bejrut

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr është gjetur nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut.

Lajmin e bën të ditur Reuters duke cituar dy burime.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi vonë të martën se kishte vrarë Shukr, të cilit iu referua si komandanti më i lartë i Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë.

Si pasojë e këtij sulmi, dhjetëra të rinj në Golan-in e pushtuar nga Izraeli humbën jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy