Në rrjete sociale ka qarkulluar një video e presidentit Volodymyr Zelensky që i bën thirrje trupave ukrainase të dorëzojnë armët, por në fakt është e rreme.

Edhe pse buzët e tij lëvizin në sinkron me audion, koka e Zelensky duket se nuk është si gjithmonë dhe zëri nuk tingëllon si i tij.

Një fotografi nga video e rreme u shfaq në faqen e internetit të kanalit televiziv ukrainas Ukrayina 24 dhe teksti i mesazhit u transmetua gjithashtu shkurtimisht në TV.

Ukrayina 24 tha se ishin hakuar. Zelensky e hodhi poshtë deklaratën duke thënë se është false dhe në një video në Instagram tha se mund të sugjerojë vetëm që ushtarakët rusë të ulin armët dhe të shkojnë në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pamjet mund të jenë realizuar duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të modifikuar pamjet video – zakonisht duke zëvendësuar fytyrën e një personi me një tjetër.