Trupat ruse kanë pushtuar ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Kherson.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës, Hennadiy Lahuta. “Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona.
Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit.
Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare. Ju lutemi mos besoni te të pavërtetat dhe mos u frikësoni”, tha zyrtari.
Advertisement