Vazhdon të jetë shumë I lartë interesi i afganeve për të kapur një vend në avionet ushtarak amerikan që po nxjerrin personelin e tyre nga Kabuli.
Qindra afganë herë pas herë tentojnë të cajnë rrethimin e vendosur nga forcat ushtarake amerikane.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, sipas mediave ndërkombëtare, trupat amerikane qëlluan disa herë në ajër për të kontrolluar turmat në aeroportin e Kabulit.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha në një konferencë se nuk kishte viktima ose të plagosur
Advertisement
Ambasada e SHBA në Kabul bëri të ditur gjithashtu se nuk mund të sigurojë kalim të sigurtë për në aeroport. Ambasada I kërkoi të gjithë personelit të vet diplomatic që të mos udhëtojë drejt aeroportit deri në një moment të dytë.