Trump vijon betejën ligjore, çon “Wiskonsin” në Gjykatën Supreme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump vijon betejën ligjore, çon “Wiskonsin” në Gjykatën Supreme

Ekipi ligjor i presidentit i shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Trump ka dorëzuar një peticion në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar   vendimin e gjykatës e lartë ne Wisconsin, i cili hodhi poshtë  pretendimet e presidentit  për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 3 nëntorit.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë në një postim në twitter është shprehur se të gjithë prisnin të ishte ai fituesi para se zgjedhjet te manipuloheshin.

 

Advertisement

“Zgjedhjet Presidenciale u manipuluan me qindra mijëra fletëvotime, që hidheshin natën vonë në Shtetet e Swing. Pasi të gjithë menduan se zgjedhjet i fitova unë kishte shumë  veprime të tjera mashtrimi dhe parregullsish  të cilët tregonin diçka tjetër.”

 

Ndërkohë president i zgjedhur, Joe Biden, në një konferencë për shtypë , duke mos bërë komente për betejën ligjore të Trump, kritikoi administratën e  tij për ritmin e shpërndarjes së vaksinave COVID-19

 

Advertisement

“Ndërsa kisha frikë dhe paralajmëruar prej kohësh, përpjekja për shpërndarjen dhe administrimin e vaksinës nuk po përparon siç duhet. Kthimi i kësaj do të marrë kohë. Ne mund të mos shohim përmirësim derisa të jemi në mars, pasi do të duhet kohë që plani ynë i përgjigjes COVID të prodhojë progres të dukshëm,”

 

Kjo deklaratë erdhi pasi zyrtarët ​ pranuan se ishte vështirë për të përmbushur qëllimin për shpërndarjen e 20 milionë vaksinave  deri në fund të muajit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy