Presidenti Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur kishte premtuar se një vaksinë e koronavirusit do të vihej në dispozicion menjëherë pas Ditës së Zgjedhjeve, ka këmbëngulur se nëse Joe Biden do të ishte në Shtëpinë e Bardhë vaksina nuk do ishte zbuluar. Në një postim në rrjetet sociale, “Twitter” Trump ka theksuar se administrate amerikane e barnave duhet te kishte njoftuar me herët, por ata thjesht nuk ka patur guximin.
DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA
Demokratët nuk donin të kishte një vaksinë para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë – Siç e kam thënë gjithë kohën! Nëse Joe Biden do të ishte President, nuk do ta kishit vaksinën për katër vjet të tjera, as Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk do e kishte aprovuar kaq shpejt. Burokracia do të kishte shkatërruar miliona jetë! Siç kam thënë prej kohësh, @Pfizer dhe të tjerët do të shpallnin vetëm një vaksinë pas zgjedhjeve, sepse nuk kishin guximin ta bënin më parë. Po kështu Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave duhej ta kishin njoftuar më herët, jo për qëllime politike, por për të shpëtuar jetë!
Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Joe Biden është kundërpërgjigjur duke thënë se muajt në vazhdim do të jene shumë të vështirë edhe pas lajmit inkurajues për vaksinën e koronavirusit.
JOE BIDEN
Ka nevojë për veprim të guximshëm për të luftuar këtë pandemi. Ne jemi ende përpara një dimri shumë të errët, është e qartë se kjo vaksinë, edhe nëse miratohet, nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht për shumë muaj akoma. Nuk ka rëndësi për kë keni votuar, ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë, nëse të gjithë thjesht do të vendosnin një maskë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Protestat që kundërshtojnë fitoren e Joe Biden dhe kërkojnë rinumërim të votave janë zgjeruar në disa shtete, ndërsa në Xhorxha ka patur edhe arrestime pas tensioneve.