Donald Trump e quajti Joe Biden “budalla” në një tubim të fushatës të mbajtur të shtunën pasdite në Wildwood, New Jersey.

Trump, i cili është përballur me një mori problemesh ligjore muajt e fundit, akuzoi presidentin amerikan se qëndron pas ndjekjeve të tij penale.

“Ju nuk ua bëni këtë kundërshtarëve tuaj. Mund të ndodhë në vendet e botës së tretë ose në “republikat e bananeve”, por nuk duhet të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Kandidati republikan 77-vjeçar përdori përshkrime shumë nënçmuese për Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai është një idiot, ai nuk është një njeri i zgjuar, ai kurrë nuk ka qenë”, këmbënguli Trump, përpara një turme prej dhjetëra mijëra mbështetësish.

“Ai është një njeri i keq, ai është presidenti më i keq ndonjëherë, në çdo vend. E gjithë bota qesh me të, ai është budalla”, shtoi 77-vjeçari. /vizionplus.tv