“Ajo që po ndodh në Kabul është një turp për Amerikën, një njollë e madhe në historinë dhe reputacionin amerikan”. Me këto fjalë ish-presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi presidentin Joe Biden, gjatë një tubimi në Alabama.
Duke e përcaktuar si “një gabim të tmerrshëm” atë që Shtëpia e Bardhë ka vendosur për Afganistanin, Trump u shpreh: “Ne po përballemi me një katastrofë të paparë. Evropa dhe NATO nuk beson më tek ne”, shtoi ish -presidenti amerikan.
“Me mua Amerika u respektua, kurse tani flamuri i talebanëve valëvitet mbi ambasadën amerikane”, përfundoi ai.
Trump më pas u mburr me marrëdhëniet e tij miqësore me talebanët, duke i përshkruar ata si “negociatorë të mëdhenj dhe luftëtarë këmbëngulës” dhe duke vënë në dukje se me të në Shtëpinë e Bardhë, talebanët kurrë nuk ëndërronin të kapnin aeroportet amerikane ose të shfaqeshin rreth e rrotull me armët amerikane.