Trump: Shpërthimi në Liban mund të ketë qenë një sulm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump: Shpërthimi në Liban mund të ketë qenë një sulm

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, tha Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, sipas tij, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Megjithatë, zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disa tonë kimikateve, që ishin ruajtur në kushte të këqija, në një depo pranë portit të qytetit të Bejrutit.

Advertisement

Shpërthimi la të vrarë të paktën 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Advertisement

Ai ishte vrarë më 2005./R.E.L

The post Trump: Shpërthimi në Liban mund të ketë qenë një sulm appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy