Trump sërish në telashe/ Prokuroria po heton bizneset e tij, reagon ish- presidenti: Gjueti shtrigash!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump sërish në telashe/ Prokuroria po heton bizneset e tij, reagon ish- presidenti: Gjueti shtrigash!

Telashet nuk kanë të sosur për ish-presidentin amerikan Donald Tramp.

 

Pas bastisjes së rezidencës në Florida nga FBI për dokumentet e klasifikuara që pretendohet se ish-presidenti posedon, Trump ka shkruar, se do të dëshmoje në një hetim mbi praktikat e biznesit të familjes së tij, hetim ky i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut.

 

Advertisement

Kjo e fundit ka nisur një verifikim mbi ish-presidentin për manipulim të vlerave të pasurive të paluajtshme.

 

Trump sqaroi në një postim në rrjetin e tij social “Truth” se do ta shihte në sy prokuroren e Nju Jorkut si vazhdim i sagës së gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA. Ai shkroi po ashtu se kompania e tij e madhe dhe ai vetë po sulmoheshin nga të gjitha anët si në një republikë bananesh.

 

Advertisement

Prokuroria e Nju Jorkut tha se hetimi i deritanishëm kishte zbuluar prova të rëndësishme që Organizata Trump, e cila menaxhon hotele dhe pasuri të tjera të paluajtshme, mbivlerësoi vlerat e aseteve për të marrë kredi të favorshme dhe më pas uli vlerat e tyre për të marrë lehtësira tatimore.

 

Lidhur me këtë hetim më herët kanë dëshmuar dy fëmijët e Trump. Vetë ish-presidenti ka mohuar të ketë shkelje nga organizata e tij dhe e ka quajtur hetimin e Nju Jorkut të motivuar politikisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy