Këtë të shtunë, presidenti Donald Trump do të votojë në Florida duke u bashkuar me më shumë se 53 milion amerikanë që kanë votuar tashmë edhe pse zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor.
Shumë shtete kanë zgjeruar votimet e hershme personalisht dhe fletëvotimet me postë përpara ditës së Zgjedhjeve, si një mënyrë më e sigurt gjatë pandemisë.
Ndërsa mbeten vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, fushata e dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden është përqëndruar ne shtetet kycë për votat e kolegjit zgjedhor, hallka e fundit që përcakton fituesin. Nga Florida, presidenti Donald Trump theksoi edhe njëherë se është kundër mbylljes së vendit dhe të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me virusin.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse vendi do të shkojë drejt një super rimëkëmbjeje apo drejt dështimit, drejt hapjes totale apo drejt izolimit. E dëgjuat edhe në debat, Joe Biden kërkon që ta mbyllë Amerikën. Ne e kuptojmë shumë më mirë këtë sëmundje, unë më mirë se ju sepse e kalova dhe ne duhet të vazhdojmë përpara. ”
Presidenti Trump do të jetë i pranishëm në tre tubime në Karolinën e Veriut, Ohio dhe Wisconsin.
Pensilvania gjithashtu është një shtet vendimtar. Shpallja zyrtare e fituesit të garës presidenciale është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.
Ky proces në thelb përfshin amerikanët, të cilët votojnë për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral, këta të fundit votojnë për të zgjedhur Presidentin dhe më pas Kongresi shpall fituesin e zgjedhjeve.