Shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë ka folur për gjendjen shëndetësore të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pasi konfirmoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Mark Meadows tregoi se Trump ka simptoma të lehta të koronavirusit dhe se vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa shfaqet optimist se do të arrijë ta mundë virusin shumë shpejt.
“Unë jam i bindur se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”, tha zyrtari amerikan.
Edhe Melania Trump deklaroi nëpërmjet një postimi në Twitter se ka simptoma të lehta dhe se nuk ndodhet në gjendje të rëndë.
Advertisement
The post Trump, pozitiv me COVID/ Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë flet për gjendjen shëndetësore të Presidentit appeared first on Vizion Plus.