Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë publikisht që nga shpallja e akuzave ndaj tij, duke thënë se ato janë qesharake dhe të pabaza.

 

Një aktakuzë prej 37 pikash, bërë publike të premten ish-presidenti akuzohet për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago. mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të Shteteve të Bashkuara dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi. Por Donald Trump i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Akuzat qesharake dhe të pabaza ndaj meje nga Departamenti i Padrejtësisë i armatosur i administratës Biden do të jenë ndër abuzimet më të tmerrshme të pushtetit në historinë e vendit tonë. Shumë njerëz e kanë thënë këtë, madje edhe demokratët. Ky persekutim i egër është një shpërfytyrim i drejtësisë.”

 

Kjo është ndjekja e parë penale kundër një ish-presidenti amerikan, i cili po garon sërish për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";