Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, insiston se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit janë të manipuluara. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të sjellë prova për të vërtetuar se votat janë të vjedhura duke paralajmëruar çudira në ditët në vijim.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA-së
Advertisement“Është një turp për vendin tonë. Jemi si një vend i botës së tretë, këto fletëvotime derdhen nga kudo, duke përdorur makineri që askush nuk e di pronësinë, askush nuk di asgjë. Dhe tani ne zbulojmë se çfarë mund të bëjmë në lidhje me të. Ju do të shihni shumë gjëra të mëdha që do te ndodhin gjatë dy ditëve të ardhshme.”
Ekipi ligjor i Trumpit në mënyrë të përsëritur ka pretenduar se demokratët kanë manipuluar votimet, por nuk kanë arritur të bindin gjykatat federale.
Ndërkohë presidenti i zgjedhur Joe Biden vijon me përzgjedhjen e ekipit të ri. Sipas mediave ai pritet t’i besojë gjeneralit në pension Lloyd Austin postin e sekretarit të mbrojtjes.