Trump nënshkruan urdhër që synon ndalimin e disa aplikacioneve kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump nënshkruan urdhër që synon ndalimin e disa aplikacioneve kineze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh ndalimin e transaksioneve me disa aplikacione kineze.

Masa mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, përpara tranzicionit të pushtetit te administrata e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Trump e nënshkroi urdhrin më 5 janar. Ai e caktoi Departamentin e Tregtisë të përcaktojë se cilat transaksione do të ndalohen. Masa shënjestron aplikacionet: WeChat Pay të Tencent si dhe Alipay të Ant Group dhe gjashtë aplikacione të tjera.

Në urdhër citohen shqetësime në lidhje me aplikacionet që mbledhin informacione personale dhe financiare të amerikanëve dhe ia kalojnë ato qeverisë komuniste të Kinës.

Advertisement

Urdhri do të hyjë në fuqi gati një muaj pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden të inagurohet si presidenti i ardhshëm, kështu që fati i kësaj mase është i paqartë.

Alipay është një portofol digjital i përdorur gjerësisht që i përket miliarderit të tregtisë elektronike dhe themeluesit të Grupit Ant, Jack Ma. WeChat Pay është një shërbim rival i operuar nga gjigandi i teknologjisë Tencent.

Aplikacionet tjera që përshihen në ndalesë janë: CamScanner, QQ Wallet, SHAREit, Tencent QQ, VMate dhe WPS Office.

Urdhri ekzekutiv thotë se duke hyrë në pajisjet personale elektronike si telefonat e mençur, tabletë dhe kompjutera, “aplikacionet kineze të lidhura me programet mund të kenë qasje dhe të marrin informacione të përdoruesit, duke përfshirë informacione të ndjeshme personale”.

Advertisement

Vitin e kaluar presidenti Trump nënshkroi dy urdhra të tjerë si një përpjekje për të frenuar përdorimin e aplikacioneve kineze në Shtetet e Bashkuara.

Në gusht ai ndaloi marrëdhëniet me aplikacionin e njohur të videos – TikTok si dhe aplikacionin kryesor të mesazheve WeChat. Ndalimet janë subjekt i shyqrtimit në gjykatë, duke lënë të paqartë fatin e atyre aplikacioneve në tregun amerikan./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy