Trump ndalon shpimet për naftë në Florida, Xhorxha dhe Karolinën e Jugut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump ndalon shpimet për naftë në Florida, Xhorxha dhe Karolinën e Jugut

Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shpimet për naftë e gaz në det të hapur në disa pjesë të Gjirit të Meksikës dhe oqeanit Atlantik, një vendim i rrallë kundër industrisë së karburanteve fosile nga një administratë që e ka përparësi dominimin në fushën e energjisë në rang botëror.

Urdhri u përball me skepticizëm nga ambientalistët dhe zhgënjim nga industria e naftës dhe gazit, por u përshëndet nga republikanët në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut të cilët i kanë kundërshtuar shpimet në brigjet e shteteve të tyre.

Shteti i Floridës veçanërisht, konsiderohet kritik për fatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Sondazhet atje e tregojnë zotin Trump në një garë jashtëzakonisht të ngushtë me kundërshtarin e tij demokrat ish-Nënpresidentin Joe Biden.

Moratoriumi që Presidenti Trump nënshkroi në Florida të martën i shton një periudhë 10 vjeçare ndalimi një mase të ngjashme ekzistuese për shpimet në brigjet e Gjirit të Floridës, që pritet të përfundojë në vitin 2022. Ai e zgjat periudhën e ndalimit në pjesën jugore të Atlantikun pranë shtetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut.

Advertisement

Kjo mbron Gjirin dhe oqeanin tuaj të bukur, për një kohë edhe më të gjatë“, tha zoti Trump.

Zgjatja e moratoriumit është “qasja e gabuar në një moment të gabuar”, thotë Lem Smith, nënkryetar i Institutit amerikan të Naftës, një grup që përfaqëson interesat e industrisë së naftës dhe gazit.

Një ndalim mbi zhvillimin e përgjegjshëm të energjisë në lindje të Gjirit dhe jug të Atlantikut vë në rrezik qindra mijëra vende të reja pune, përparime të arritura në drejtim të sigurisë energjetike në SHBA dhe miliarda dollarë të ardhura kritike për shtetet“, tha zoti Smith në një deklaratë.

Administrata Trump kishte synuar më parë të vinte në dispozicion më shumë se 90 për qind të ujërave bregdetare amerikane për zhvillimin e karburanteve fosile. Por këto plane u përballën me kundërshtime politike, përfshirë edhe nga guvernatorët republikanë të të tre shteteve jugore amerikane të cilat mbulohen nga moratoriumi i ri qeveritar.

Advertisement

Kjo është një përpjekje e hapur për të manipuluar banorët e Floridës dy muaj para zgjedhjeve“, tha Gina McCarthy, presidente dhe shefe ekzekutive e Këshillit për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore dhe ish-kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit nën Presidentin Barack Obama.

Nëse Presidenti Trump do të donte të mbronte plazhet dhe ujërat e shtetit nga shkatërrimi, ai do të shkatërronte planin e tij pesë-vjeçar për të vënë në dispozicion gjithë bregdetn për shpime“, tha zonja McCarthy. “Ai do të ndalte këtë praktikë duke bërë gjithçka që ka në dorë për të përkeqësuar krizën e klimës“, shtoi ajo.

Administrata Trump ka reduktuar rregulloret që kufizojnë emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë nga termocentralet dhe automjetet. Ajo ka ndryshuar mënyrën sesi qeveria federale llogarit ndikimet e këtyre emetimeve, duke ulur përfitimet e dukshme të rregulloreve për ndryshimet klimatike.

Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump janë i vetmi vend në botë që njoftuan planet për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Advertisement

Administrata gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të zbutur rregullat për mërkurin, metanin dhe ndotës të tjerë, me qëllim uljen e ngarkesave rregullatore të industrisë.

Gazeta New York Times llogarit një total prej 100 rregulloresh mjedisore që administrata Trump ka ndryshuar ose po punon të ndryshojë.

Shumë prej tyre përballen me sfida ligjore, përfshirë përpjekjet e administratës për të inkurajuar më shumë shpimet e naftës dhe gazit në det të hapur.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv i cili rrëzonte ndalimin që administrata Obama u kishte bërë shpimeve në Arktik dhe Atlantikun e Veriut. Një gjykatë federale në Alaskë e hodhi poshtë urdhrin marsin e kaluar. Planet e shpimit në det të hapur të administratës kanë qenë të paqarta që nga ajo kohë.

Advertisement

Zoti Trump e quajti veten si “ambientalist i madh” në ceremoninë e nënshkrimit të martën në Florida. Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë që reklamonte punën e presidentit Trump për mjedisin, duke përfshirë pastrimin e vendeve me mbetjeve të rrezikshme dhe përmirësimin e fondeve në infrastrukturën e ujit të pijshëm. Sipas Shtëpisë së Bardhë nënshkrimi nga presidenti Trump i të ashtuquajturit Akti Amerikan për Ambjentin e Jashtëm është “investimi më i madh dhe i vetëm në histori për parqet kombëtare të vendit dhe tokat publike”.

Politikat e Presidentit Trump po nxisin rritjen ekonomike, ndërsa ruajnë standardet që lejojnë amerikanët të kenë ajrin dhe ujin më të pastër në botë“, thuhet në deklaratë.

Moratoriumi i ri ndaj shpimit në det të hapur nga Presidenti Trump u ndesh me kritika nga kandidati demokrat për president Biden, i cili vuri në dukje planet e mëparshme të zotit Trump për të zgjeruar shpimin e naftës dhe gazit në brigjet e Floridës.

Tashmë kur mbeten 56 ditë deri në zgjedhje, ai me lehtësi thotë se ndryshoi mendje. E pabesueshme“, shkruante zoti Biden në Twitter.

Advertisement

Ju nuk duhet të hamendësoni se cili është qëndrimi im mbi këtë çështje: Unë kundërshtoj shpimet te reja në det të hapur“, shtoi ai./ VOA

The post Trump ndalon shpimet për naftë në Florida, Xhorxha dhe Karolinën e Jugut appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy