Donald Trump nuk e përjashton mundësinë që Kina të ketë favorizuar përhapjen e koronavirusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë konkuruese. Presidenti amerikan e pohoi këtë në një intervistë për Wall Street Journal.
“Është e mundur që ata ta kenë dashur një gjë të tillë”, tha Trump. Në fund të majit, presidenti amerikan ndërpreu marrëdhëniet me OBSH për shkak të trajtimit të saj të koronavirusit, duke thënë se organizata ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës. Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në letër jepej 30 ditë afat për t’u angazhuar për reforma.Ai tha se “Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por OBSH nuk ka pranuar të veprojnë “.