Teherani nuk heq dorë nga gjuha e kërcënimeve, e cila është përshkallëzuar së tepërmi që nga vrasja e gjeneralit Kasem Suleimani.
Së fundmi, zyrtari më i lartë i drejtësisë iraniane paralajmëroi se vrasësit e komandantit suprem, nuk do të jenë të sigurt në tokë dhe sidomos presidenti Donald Trump, i cili urdhëroi sulmin.
Paralelisht, Irani ka deklaruar se ka në plan të rrisë shkallën e pasurimit të uraniumit në 20%. Kështu Teherani rrit trysninë mbi Perëndimin lidhur me marrëveshjen bërthamore nga e cila Uashingtoni është tërhequr në vitin 2018.
Të dielën shënohet përvjetori i sulmit ndaj gjeneralit Kasem Suleimani, ndërsa zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar lidhur me mundësitë e një hakmarrje të mundshme nga Irani, e cila është paralajmëruar në vazhdimësi.