Trump i rikthehet fushatës, sulmon ashpër Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë të çmendur!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump i rikthehet fushatës, sulmon ashpër Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë të çmendur!

Kandiati i republikanëve për president, Donald Trump iu rikthye fushatës një javë pasi i shpëtoi tentativës për vrasjen e tij.

Mbrëmjen e kaluar Trump ishte në Michigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgedhjeve të nëntorit. Në tubimin e parë së bashku me kandidatin  për zëvendës president, Trump u kthye në ‘origjinë;’ gjatë fjalimit të tij.

Ai sulmoi rivalët demokratë duke i quajtur Joe Biden një budalla dhe Kamala Harris të cmendur.

“Ata kanë disa probleme. E para e punës, ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre. Ky është një problem i madh, por të shohim ne shpresojmë se ata do ta zgjidhin.”

Advertisement

Talljet e Trump ndaj republikanëve, u pritën nga publiku me brohorima.

Trump foli sërish për atentatin ndaj tij dhe falenderoi emigratët. Ai tha se ishte pikërisht çështja e emigrantëve që e bëri të kthente kokën dhe t’i shpëtonte jetën.

Në tubimin e Michigan, foli për herë të parë edhe JD Vance si kandidati i republikanëve për zëvendës president.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy