“Trump i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të ulin tensionet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Trump i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të ulin tensionet”

Nga data 8 shtator Rusia do të fillojë dy stërvitje detare në ujërat tejet të trazuara të Mesdheut Lindor, aty ku anijet turke po kryejnë kërkime për naftë dhe gaz, të konsideruara të paligjshme nga fqinji grek. Marina turke ka njoftuar mbështetjen ruse në jug të ishullit Kastellorizo ku gjendet anija Oruc Reis dhe në brigjet e Qipros, ku është aktive anija Barbaros.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur sapo ka përfunduar stërvitja treditore mes forcave ajrore dhe detare të Qipros, Francës, Greqisë dhe Italisë, në brigjet jugore të Qipros. Ndërsa një ditë më parë Shtetet e bashkuara të Amerikës hoqën zyrtarisht embargon 33-vjeçare të armëve ndaj Qipros.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar rrezikun e tensioneve ushtarake dhe i bëri thirrje palëve, të ulen në dialog.

Advertisement

MIKE POMPEO

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

“Presidenti Trump ka biseduar me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin grek, duke i nxitur të ulin tensionet dhe të fillojnë diskutimet diplomatike në lidhje me konfliktet që ekzistojnë në Mesdheun Lindor, konfliktet e sigurisë, konfliktet e burimeve të energjisë, konfliktet detare. Nuk është e dobishme të rritet tensioni ushtarak në rajon, kjo do të sjellë vetëm pasoja negative.”

Sidoqoftë, Turqia vijon me retorikën e saj duke përsëritur thirrjet për çarmatosjen e ishullit të Kastellorizo.

Advertisement

Për më tepër, Nënpresidenti turk Fuat Oktay kundërshtoi vlefshmërinë e marrëveshjes me të cilën Italia i dorëzoi sovranitetin e ishujve Dodekanezë Greqisë në vitin 1947.

Së fundmi, pas mbështetjes së Macron ndaj Athinës zyrtare, Greqia ka blerë 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca.

The post “Trump i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të ulin tensionet” appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy