Presidenti Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile tranzicionit të pushtetit edhe pse ende nuk e ka pranuar humbjen e tij në zgjedhje.

 

Në një postim në rrjetin social twitter, kreu i shtëpisë së bardhë bëri të ditur se administrata e tij ka vijuar zyrtarisht me procedurat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA

“Çështja jonë qëndron fuqishëm dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë ligjore. Sidoqoftë, në interesin më të mirë të vendit tonë, unë jam duke rekomanduar që administratorja e agjencisë federale dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare. Edhe ekipi im është udhëzuar të bëjë të njëjtën gjë.”

 

Transferimi i pushtetit presidencial  fillon në një kohë kur edhe shteti i Miçiganit me 16 vota në kolegjin zgjedhor, certifikoi rezultatin sipas të cilit, kandidati demokrat Xho Bajdën ka fituar me 2.8% epërsi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tashmë, ekipi i presidentit të zgjedhur Xho Bajdën do të ketë fonde federale dhe një zyrë për të kryer tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm. Bajdën dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris gjithashtu mund të marrin njoftime të rregullta të sigurisë kombëtare, njësoj si presidenti Trump.