Donald Trump është bindur se Joe Biden do të mbetet kandidati demokrat në zgjedhjet e 5 nëntorit, pavarësisht presionit të ushtruar nga një pjesë e partisë së tij për t’u tërhequr, për shkak të dyshimeve për shëndetin e tij.

“Më duket se mund të qëndrojë në garë, ai ka një ego, nuk dëshiron të heqë dorë, nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha ish-presidenti gjatë një interviste në Fox News, e para që nga debati i të dyve në fund të qershorit.

Në atë natë katastrofike për Biden, presidenti, 81 vjeç, u shfaq i lodhur dhe konfuz.

“Ai ishte shumë i zbehtë, për ta thënë me mirësjellje”, komentoi Trump mbrëmë, duke shtuar se kur kundërshtari i tij filloi të fliste, zëri i tij ishte “i dobët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte një debat i çuditshëm, sepse që në dy minutat e para, përgjigjet që ai jepte nuk kishin shumë kuptim”, këmbënguli republikani. /vizionplus.tv