Pas kërkesës së Donald Trump drejtuar Departamenti të Drejtësisë për të publikuar të paredaktuar mandatin për kontrollin në rezidencën e tij në Mar-a Lago, një gjykatë në Florida ka publikuar urdhrin, por sërish të redaktuar në masën 50%.

 

Në dokumenti 32 faqe thuhet se FBI dyshonte se në rezidencën e Trump do të gjente prova që ish-presidenti ishte i përfshirë në pengim të hetimeve. Vet ish-presidenti shkroi në rrjetin social “Truth” duke thënë se hetimi ndaj tij është një gjueti shtrigash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENTI AMERIKAN

Deklarata është shumë e redaktuar! Asgjë nuk përmendet mbi “Bërthamoret”, një mashtrim total i marrëdhënieve me publikun nga FBI-ja dhe departamenti i Drejtësisë, apo në marrëdhëniet tona të punës në lidhje me kthimin e dokumenteve – ne i dhamë shumë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër në deklaratën e FBI pretendohet se u zbuluan të dhëna të klasifikuara në 14 nga 15 kutitë me dokumente të sekuestruara në rezidencën e ish-presidentit. Ndër të tjera deklarata thekson se 25 prej dokumenteve ishin të etiketuara si top sekret.

 

Hetimi ndaj Trump është i pari në historinë e SHBA ndaj një ish-presidenti dhe është pritur me shumë reagime nga qytetarët, por edhe partitë politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vet Trump ka theksuar se hetimi ndaj tij është i motivuar politikisht me qëllim pengimin e tij nga rikandidimi për presidencialet e 2024.