Donald Trump ka sfisuar sërish rivalin e tij demokrat Joe Biden, duke arritur deri aty sa ta ftonte atë ose të merrte pjesë në një debat të ri ose në një lojë…golf për të provuar aftësitë e tij.

Duke folur me mbështetësit në Miami, Florida, Trump tha se Biden mori një “vendim të mahnitshëm” në zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendëspresidente të tij për të shmangur që dikush të vinte në dyshim aftësitë e tij dhe ta largonte atë nga presidenca.

“Nëse Joe do të kishte zgjedhur dikë kompetent, ai do të ishte përjashtuar nga presidenca vite më parë. Por ata nuk munden sepse (Harris) është zgjedhja e tyre e dytë”, komentoi republikani, ndërsa pretendoi se demokratët kanë pasur një “krizë nervore totale” në kërkim të kandidaturës së tyre presidenciale.

Përveç kësaj, Trump e sfidoi Biden që të merrte pjesë në një debat të ri ose një lojë golfi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Le të kemi një debat më shumë këtë javë në mënyrë që “Sleepy Joe” t’u tregojë të gjithëve kudo në botë se ai ka atë që duhet për të qenë president. Por këtë herë do të jetë pa moderator, pa kufizime, vetëm më tregoni vendin, në çdo kohë, kudo”, nënvizoi ai. /vizionplus.tv