Trump flet nga spitali: Jam mirë, do të kthehem shumë shpejt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump flet nga spitali: Jam mirë, do të kthehem shumë shpejt

Presidenti i SHBA, Donald Trump është treguar optimist se do ti rikthehet shumë shpejt betejës presidenciale. Përmes një video mesazhi nga spitali ushtarak, ku po merr trajtimin mjekësor, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ndihet shumë më mirë.

 

“Erdha këtu pasi nuk po ndihesha edhe aq mirë por tani ndihem shumë më mirë dhe të gjithë po bëjnë maksimumin për të më kthyer sërish, duhet të kthehem pasi kemi punuar fort për ta bërë Amerikën të shkëlqyer përsëri por kemi edhe disa hapa përpara dhe duhet ta mbyllim këtë punë, mendoj se do të kthehem shumë shpejt.”

 

Advertisement

Presidenti Trump u shpreh se provimi i vërtetë janë në ditët në vijim por gjithsesi ai do të qëndrojë në krye të detyrës.

 

“Qëllimi im është që ta mbyllim fushatën ashtu sikurse e nisëm dhe e vazhduam, jemi shumë krenarë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe, por kjo është diçka që ndodh, u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën dhe unë po luftoj edhe për ata. Do ta mundim koronavirusin apo quajeni çfarë të doni. Tani ndihem shumë më mirë por ditët në vazhdim janë testi i vërtetë dhe  do të shohim si do të shkojë. ”

 

Advertisement

Një grup mjekësh që po trajtojnë Presidentin Donald Trump, dhanë një vlerësim optimist rreth gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa mjeku personal, Sean Conley tha se ishte e paqartë se edhe për sa kohë do të duhet që presidenti të qëndrojë në spital dhe se ai aktualisht nuk po merrte oksigjen.

 

The post Trump flet nga spitali: Jam mirë, do të kthehem shumë shpejt appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy