Kandidati repubikan për president, Donald Trump u shfaq për herë të parë në një tubim në ambjent të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në 13 korrik.
Sipas udhëzimeve të shërbimit sekret pas atentatit, ish presidenti e mbajti fjalimin e tij në Karolinën e veriut brenda një kutie xhami anti plumb, ndërsa u fokusua në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
“Ne do të rrisim fondet por në të njëjtën kohë edhe kontrollet për sistemet e armëve nga e kaluara. Do të ndërtojmë një mbrojtje të hekurt ajrore në mënyrë që të mos na godasin, e mund tia japim atë edhe vendeve të tjera”, tha Trump.
Trump kritikoi ashpër trajtimin e çështjeve ndërkombëtare nga administrata Biden-Harris, përfshirë tërheqjen e trupave amerikanë nga afganistani dhe luftrat në Ukrainë e lindjen e mesme.
“Bota është në zjarr dhe Kamala e Biden na kanë çuar në prag të luftës së tretë botërore”, tha ai.
Trump përsërti gjithashtu se nëse ai do të kishte qenë në shtëpinë e Bardhë në 2022, Lufta Rusi –Ukrainë nuk do të kishte ndodhur.
Një raport i fundit i sondzheve në SHBA ka treguar se qytetarët besojnë se trump është kandidati i duhur për të zgjidhur çështjen e luftës në Lindjen e Mesme. /vizionplus.tv